Rusia valë të re sulmesh drejt Ukrainës, viktima dhe të plagosur

Rusia valë të re sulmesh drejt Ukrainës, viktima dhe të plagosur

Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës së të dielës, duke lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa në disa rajone të vendit. Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur në Kiev dhe zonat përreth, sipas autoriteteve ukrainase. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në të gjithë rajonin e Kievit, ndërsa sulmet shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesa banimi, shkolla, qendra tregtare dhe infrastrukturë civile. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia përdori edhe raketën hipersonike “Oreshnik” në një sulm ndaj qytetit Bila Tserkva, në rajonin e Kievit. Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia lëshoi rreth 90 raketa dhe 600 dronë që nga mbrëmja e së shtunës. Policia kombëtare raportoi se mbi 50 lokacione në...