Një “NATO” e re myslimane? Tre fuqi firmosin paktin e mbrojtjes
Bota E Premte, 7 Gusht 2026 18:00 Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë hedhur një hap të ri drejt forcimit të bashkëpunimit të tyre strategjik në fushën e sigurisë, duke nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje në Mekë. Sipas marrëveshjes, një sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve do të trajtohet si kërcënim ndaj të tre aleatëve, duke krijuar një mekanizëm të ngjashëm me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Dokumenti synon rritjen e aftësive parandaluese dhe koordinimin më të madh ushtarak mes vendeve nënshkruese. Marrëveshja u firmos gjatë takimit mes princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman, presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif. Në deklaratën e përbashkët, palët theksuan se objektivi kryesor është forcimi i sigurisë së përbashkët dhe...
Burimi:
kohajone.com