Rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Ballkan, priten temperatura mbi 40 gradë celsius

Rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Ballkan, priten temperatura mbi 40 gradë celsius

Evropa po hyn në një periudhë të re të vapës ekstreme. Vala e të nxehtit që tashmë ka përfshirë jugperëndimin e kontinentit do të zgjerohet gradualisht gjatë kësaj jave drejt veriut dhe lindjes, ndërsa më pas do të përfshijë edhe Evropën Qendrore, Italinë dhe Ballkanin, shkruan Severe Weather Europe. Sipas parashikimeve më të fundit, një fushë e fuqishme e presionit të lartë atmosferik është vendosur mbi Evropën Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ky sistem vepron si një “kapak”, duke bllokuar ajrin e nxehtë dhe duke penguar depërtimin e ajrit më të freskët nga Atlantiku. Për këtë arsye, Spanja, Portugalia dhe Franca prej disa ditësh po përballen me temperatura ekstreme. Temperaturat në këto vende janë 10 deri në 15 gradë Celsius më të larta se mesatarja për këtë periudhë...