Viktima e dhunimit në Vukovar ‘më e besueshme’, sepse nuk kërkoi dëmshpërblim në Serbi
Kur Jovan Radan u dënua në mes të qershorit me shtatë vjet burg për përdhunimin e një gruaje në Vukovar, dënimi - vetëm pak më i lartë se minimumi ligjor - nuk ishte e vetmja gjë që ngjalli reagime. Radan, ish-pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale Serbe, e përdhunoi tri herë gruan në shtëpinë ku ajo ishte strehuar përkohësisht në Vukovar. Por, në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës së Lartë në Beograd thuhet se një nga rrethanat që vërteton se krimi ka ndodhur në vitin 1991, është fakti se viktima nuk kërkoi dëmshpërblim nga autori i krimit. “Dëshmia e saj nuk është e njëanshme dhe nuk është e motivuar nga dëshira për hakmarrje ndaj askujt, apo nga ndonjë përfitim material ose i ndonjë natyre tjetër, pasi e...
Burimi:
syri.net