VIDEO/ Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Këto takime do të vijnë në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit. Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00, të dy në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë pak minuta më parë Kurti ka mbërritur në ambientet ku do të mbahet takimi teksa theksoi se pret që takimi të jetë konstruktiv. “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet”, tha Kurti. Takimet vijnë pasi Kurti u ka dërguar letër për takim...
Burimi:
sot.com.al