“Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri, gjuha e përdorur s’i bën nder askujt
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar dje se është duke e mbështetur si subjekt politik protestën që po mbahet në Shqipëri për ditë me radhë. Kështu ka bërë me dije, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Enver Dugolli, duke konfirmuar se personalisht është njëri nga ata që po e mbështet revoltën anti-qeveritare në Tiranë, duke shtuar se edhe aktivistë të tjerë janë duke e bërë këtë individualisht. “Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron, pra nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, tha Dugolli. Po ashtu Dugolli...
Burimi:
sot.com.al