Varreza masive në Zubin-Potok hap plagën e luftës, kush ishin 23 intelektualët e Mitrovicës që dyshohet se u zhdukën…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se po zhvillohen gërmime në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ku dyshohet të jetë një varrezë masive me mbetje mortore që i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti deklaroi dje se dyshimi i parë i institucioneve pas gjetjes së mbetjeve mortore, ishte se ato mund t’i përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, që ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999. Ai tha para mediave, se gërmimet në Zubin Potok lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një varrezë masive në Kalludër. Ndërsa shtoi se për gjetjet duhet pritur konfirmimin e organeve kompetente. “Dyshimi ynë i menjëhershëm kur kemi marrë vesh se janë gjetur mbetje mortore, natyrisht ka qenë se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve, 23...
Burimi:
sot.com.al