Ursula von der Leyen në Tivar: Ballkani Perëndimor i përket BE-së! Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

Ursula von der Leyen në Tivar: Ballkani Perëndimor i përket BE-së! Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

Shqipëria duhet të ecë shpejt pas Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa reformat e realizuara duhet të shpërblehen me hapa konkretë në procesin e anëtarësimit. Ky ishte mesazhi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivar. “Europa dhe Ballkani Perëndimor po afrohen. Sot diskutuam se si ta bëjmë këtë lidhje më të fortë, më të dukshme dhe më konkrete. Konfirmojmë se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Kjo nuk është vetëm një premtim, por një zgjedhje strategjike që po bëjmë përmes investimeve, bashkëpunimit dhe besimit për të ecur përpara së bashku. Diskutuam për Planin e Rritjes dhe zgjerimin. Zgjerimi ka rëndësi gjeostrategjike dhe është një investim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë...