Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë detyrën vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Brukseli kanë pasur përplasje për tregtinë, për mbështetjen që i jepet Ukrainës dhe për shpenzimet ushtarake. Tani, një fushë e re përplasjesh është Ballkani Perëndimor. Rajoni, i pozicionuar mes interesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës, është kthyer në një objekt gare i fuqive të mëdha, për shkak të pozicionit të tij strategjik dhe ekonomisë së brishtë. Asgjë nuk e shpjegon këtë më qartë sesa marrëveshjet e fundit të investitorëve amerikanë për projekte energjetike në Shqipëri, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë - vende që synojnë të shkëputen nga varësia ndaj furnizimeve ruse. “Presidenti Trump po hap një epokë të re bashkëpunimi...