Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës
Tensioni në Egje është rritur sërish mes dy fqinjëve dhe njëkohësisht aleatëve të natos Greqisë dhe Turqisë, pas një incidenti të ri ajror mes forcave ajrore luftarake të të dy vendeve. Ditën e hënë dy avionë ushtarakë turq F-16 të armatosur, të shoqëruar nga dy avionë patrullimi detar CN-235, hynë në FIR-in e Athinës pa plan fluturimi. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Greqisë, u regjistruan katër shkelje të rregullave të trafikut ajror, dhjetë shkelje të hapësirës ajrore kombëtare dhe një përplasje ajrore e tipit “dogfight” mes avionëve grekë dhe turq. Ngjarja vjen në një periudhë kur marrëdhëniet greko-turke dukeshin se kishin hyrë në një fazë qetësie. Pas takimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe nënshkrimit të Deklaratës...
Burimi:
syri.net