Si po kthehen punëtorët e huaj nga shpëtimtarë të ekonomisë në viktima të shfrytëzimit në Shqipëri

Si po kthehen punëtorët e huaj nga shpëtimtarë të ekonomisë në viktima të shfrytëzimit në Shqipëri

Ndërsa mijëra shqiptarë vazhdojnë të largohen drejt Perëndimit, kantieret e ndërtimit, hoteleritë dhe fabrikat në Shqipëri po flasin gjithnjë e më shumë në gjuhë të huaja. Me mbi 22 mijë leje qëndrimi, punëtorët nga Filipinet, India apo Egjipti po shihen si “varkë shpëtimi” për krizën e thellë të fuqisë punëtore. Por, pas shifrave entuziaste të shpërndara nga institucionet, fshihet një hije e rëndë: Skema mashtrimi, kontrata të shkelura, pasaporta të mbajtura peng dhe, në rastet më tragjike, aksidente fatale në punë. A po shndërrohet Shqipëria nga një vend transit në një strehë shfrytëzimi për të huajt? Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) tregojnë se deri në qershor 2026 janë pajisur me leje unike mbi 22 mijë shtetas të huaj, nga rreth...