Beogradi vazhdon retorikën propaganduese: Ligjin për Turizmin e paraqet si “shuarje të identitetit serb” në Kosovë

Beogradi vazhdon retorikën propaganduese: Ligjin për Turizmin e paraqet si “shuarje të identitetit serb” në Kosovë

Retorika politike e Beogradit kundër Kosovës vazhdon edhe përmes reagimeve ndaj zbatimit të Ligjit për Turizmin, me zyrtarë serbë që e paraqesin një masë ligjore për licencimin e udhërrëfyesve turistikë si përpjekje për “shuarjen e identitetit serb” në Kosovë. Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, njëherësh këshilltar i presidentit të Serbisë për çështjet rajonale, ka akuzuar institucionet e Kosovës se, përmes masave që pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht, synojnë “zhdukjen e emrit dhe identitetit serb në Kosovë”. Në një reagim të publikuar në Instagram, Vuçeviq e paraqiti zbatimin e ligjit si një “përpjekje të hapur” kundër identitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe. Ai pretendoi se, “nën petkun e rregullimit të tregut”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ndërmerr veprime kundër...