Sot protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, studentët kërkojnë mbështetje për të drejtat e tyre

Sot protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, studentët kërkojnë mbështetje për të drejtat e tyre

Sot, më 18 maj, në orën 16:30, mijëra studentë shqiptarë pritet të mblidhen para Urës së Gurit në Shkup, për të kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Protesta organizohet nën sloganin “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zi”, ndërsa studentët theksojnë se kërkesa e tyre lidhet me respektimin e të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e ligjit në fuqi. Kjo është protesta e dytë që organizohet këtë vit nga studentët shqiptarë. Më 6 prill 2026 në Shkup, mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë kërkuan përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat ligjore dhe në provimin e jurisprudencës. Pas asaj proteste, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria ishte duke punuar për një zgjidhje konkrete. Sipas studentëve, Ligji për Provimin e Jurisprudencës në Maqedoninë...