Shkup: Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor

Shkup: Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor

Në vend të kompromisit, partitë politike vazhdojnë me akuza të ndërsjellta për përgjegjësinë e bllokimit të reformës zgjedhore. Me 15 korrik Maqedonia e Veriut duhej t'i dërgonte raport BE-së për reformat e kryera, ku prioritare ishte ndryhimi i Kodit zgjedhor. Mickovski: Opozita nga frika e humbjes bllokon Kodin Zgjedhor Përplasjet më të mëdha dhe qendrimet diametralisht të kundërta midis pozitës dhe opozitës për ndyshimin e Kodit zgjedhor kishin të bëjnë me votimin e diasporës, me numrin e njësive zgjedhore dhe financimin  e partive më të vogla. Kryeministri Hristijan Mickoski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së ka qenë këmbëngulës për mundësinë që diaspora të votojë në mënyre elektronike ose përmes postës: "Qëllimi i qeverisë është që të rikthejë mërgatën përsëri në shtëpi por kjo nuk do të ishte...