Rriten rastet me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi/ Raportohen 6 viktima, dhe dhjetëra të shtruar në spital

Rriten rastet me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi/ Raportohen 6 viktima, dhe dhjetëra të shtruar në spital

Infeksionet nga virusi i Nilit Perëndimor vijojnë të rriten në Greqi. Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) ka njoftuar 23 raste të reja vendase gjatë javës së fundit. Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i periudhës së mbikëqyrjes deri më 5 gusht janë diagnostikuar gjithsej 65 raste vendase. Prej tyre, 54 pacientë kanë shfaqur manifestime të rënda që prekin Sistemin Nervor Qendror si encefalit, meningjit ose paralizë akute flacide, ndërsa 11 raste kanë pasur simptoma të lehta ose nuk kanë shfaqur komplikacione neurologjike. Autoritetet shëndetësore raportojnë se deri tani janë regjistruar gjashtë viktima, të gjithë pacientë mbi 65 vjeç me komplikacione në Sistemin Nervor Qendror. Aktualisht, 20 pacientë janë të shtruar në spital, ndërsa një pjesë e tyre po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv...