Rikthimi i Listës Serbe, valë shkarkimesh të shqiptarëve nga institucionet në Veri

Rikthimi i Listës Serbe, valë shkarkimesh të shqiptarëve nga institucionet në Veri

Prej 5 muajsh kur prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut, ka nisur edhe një valë largimesh nga puna të shqiptarëve që punojnë në institucione atje. “Arsyetimi sipas tyre gjithmonë është se nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, ose nuk I plotësojnë kriteret. Unë jam shqiptar, 90 për qind janë serb aty, unë se di serbishten, ata nuk e dijnë shqipen, a është kusht apo problem, nuk e kanë kusht me ditë gjuhën serbe”, deklaroi asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Emin Azemi. Azemi apelon që secili që ndihet i kërcënuar duhet të procedojë me ndjekje penale. “Nëse ata e ndjejnë vetën se janë të kërcënuar, në njëfarë forme iu është bërë...