Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit për LDK-në, kërkohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 7 qershorit si parti e tretë me 16,69% të votave. Një rezultat i përsëritur në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare kanë çuar edhe një herë në kërkesën e degëve të LDK-së për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut. Dega e LDK-së në Pejë në mbledhjen që ka mbajtur të martën tha se pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve “me shumicë votash, kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë” “Në këtë drejtim është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhet në reagim. Pas kërkesës publike të anëtarësisë së Pejës ku LDK-ja në nivel lokal udhëheq tash e sa...
Burimi:
sot.com.al