REL: Kisha ankohet për punimet afër Manastirit të Deçanit, Komuna thotë se janë mirëmbajtje

REL: Kisha ankohet për punimet afër Manastirit të Deçanit, Komuna thotë se janë mirëmbajtje

Rajoni E Mërkurë, 29 Korrik 2026 19:15 Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë njoftoi se brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit kanë rifilluar punimet në rrugën e transitit ndërkombëtar Deçan-Plavë. Por, nga Komuna e Deçanit thanë se bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës. Në njoftimin e Dioqezës thuhet se as Manastiri i Deçanit dhe as Dioqeza nuk janë njoftuar paraprakisht për këto punime, e as nuk u është dorëzuar dokumentacioni i projektit apo ndonjë shpjegim lidhur me qëllimin, shtrirjen dhe bazën ligjore të tyre. Por, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është kryer një aktivitet dyditor i mirëmbajtjes së rrugës në fjalë, përkatësisht i mbushjes së gropave, largimit të barit dhe shkurreve, si...