Qytetarët presin me orë të tëra në doganën e Kapshticës/ Pala greke punon me sportele të reduktuara

Qytetarët presin me orë të tëra në doganën e Kapshticës/ Pala greke punon me sportele të reduktuara

Radhë të gjata dhe pritje që zgjasin deri në dy orë vijojnë të jetë problematika e në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për qytetarët shqiptarë dhe emigrantët që udhëtojnë drejt Greqisë. Qytetarët shprehen se detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në tokën neutrale, për shkak të punës me sportele të reduktuara nga pala greke. Situata është rënduar edhe më shumë pas aplikimit të sistemit të ri të kontrollit për vendet e zonës Shengen, i cili ka sjellë vonesa të konsiderueshme në procedurat e kalimit kufitar. Në Kapshticë pamjet tregojnë radhë të gjata automjetesh që arrijnë deri pranë doganës shqiptare, ndërsa pala greke po punon vetëm me një sportel. Shumë prej udhëtarëve janë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por edhe qytetarë...