Në Shqipëri luajti vetëm me Partizanin, mesfushori me tipare sulmuese bëhet pjesë e formacionit të javës në Turqi
Jurgen Bardhi bëri mjaft mirë në javën e fundit me Van Spor në Turqi. Ish-futbollisti i Partizanit shënoi golin e barazimit 2 me 2 ndaj Istanbulspor, ndërsa më pas erdhi edhe përmbysja e rezultatit. “Sofascore” e ka vlerësuar Bardhin me notën 8. Kështu është përfshirë edhe në formacionin e javës së dytë të Ligës së Parë turke. Kujtojmë se Bardhi u transferua në Turqi gjatë verës së vitit 2021. Në Shqipëri luante vetëm me Partizanin.
Burimi:
gijotina.com