Kombëtarja U-16 fiton miqësoren e parë ndaj Malit të Zi. Fitore minimale e kuqezinjve

Kombëtarja U-16 fiton miqësoren e parë ndaj Malit të Zi. Fitore minimale e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare U-16 e ka nisur me fitore serinë e dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi U-16, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me Aliaj në portë, ndërsa në formacionin titullar ishin edhe Hazizaj, Muharremi, Avdylaj, Elqeni, Taci, Sina, Ramadani, Kopani, Mehmeti dhe Perkola. Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0, me të dyja skuadrat që patën momentet e tyre për të zhbllokuar rezultatin. Kuqezinjtë u shfaqën kërkues në disa raste dhe tentuan të rrezikojnë portën kundërshtare, por pa arritur të konkretizojnë. Në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi të kërkonte golin dhe trajneri Armand Dama shfrytëzoi mundësinë për të aktivizuar lojtarë të tjerë, duke kryer disa zëvendësime dhe duke i dhënë minuta...