‘Qeveria po rrezikon vijën bazë detare’, Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja e detit shkon e plotë në Hagë

‘Qeveria po rrezikon vijën bazë detare’, Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja e detit shkon e plotë në Hagë

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se synimi kryesor është riaktivizimi i nismës së vitit 2020 për ta çuar çështjen në International Court of Justice, ndërsa opozita akuzon qeverinë shqiptare se po e fut vendin në pozita të pafavorshme. I ftuar në një emision televiziv, eksperti i sigurisë Artur Meçollari deklaroi se nuk ka ende marrëveshje mes dy vendeve, por vetëm një dakordësi politike. Sipas tij, Ministria e Jashtme i ka kërkuar Presidentit autorizimin për nisjen e negociatave që në mars të vitit 2023, por procedura ka mbetur pezull pasi kreu i shtetit nuk ka firmosur ende. Meçollari tha se drafti i paraqitur nga pala shqiptare përputhet me...