Qeveria Kurti subvencionon kompanitë ajrore, deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë

Qeveria Kurti subvencionon kompanitë ajrore, deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë

Qeveria e Kosovës do të nisë nga 1 qershori zbatimin e një programi për subvencionimin e kompanive ajrore që transportojnë mërgimtarët drejt vendit gjatë sezonit veror. Sipas dokumenteve të publikuara nga mediat në Kosovë, mbështetja financiare do të variojë nga 3 deri në 6 euro për çdo pasagjer, në varësi të performancës dhe kritereve që duhet të plotësojnë kompanitë. Programi, i quajtur “Mbështetja e Konektivitetit për sezonin veror 2026”, përfshin fluturimet nga dhe drejt vendeve ku jeton një pjesë e madhe e diasporës shqiptare, mes tyre Zvicra, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Turqia. Për t’u bërë pjesë e skemës, kompanitë ajrore duhet të dorëzojnë paraprakisht planin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Më pas, në fund të sezonit veror, performanca...