Qeveria e Maqedonisë së Veriut drejt riformatimit, Mickoski paralajmëron ndryshime pas gjysmës së dytë të qershorit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut drejt riformatimit, Mickoski paralajmëron ndryshime pas gjysmës së dytë të qershorit

Vetëm një ditë pas dorëheqjes së zëvendëskryeministrit Arben Fetai, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar rikonstruim të Qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se ende është herët të thuhet nëse zëvendësimi i Fetait do të jetë ndryshimi i vetëm në kabinetin qeveritar, duke lënë të kuptohet se mund të ketë lëvizje më të gjera. “Tani jam i përkushtuar ndaj ndryshimeve të brendshme partiake dhe ristrukturimit. Planifikojmë ta përfundojmë këtë deri në mesin e qershorit dhe më pas, në gjysmën e dytë të muajit, do të ulemi me partnerët qeveritarë për të diskutuar se si do të vazhdojmë. Mendoj se atëherë do të marrë formë”, deklaroi Mickoski. Deklarata vjen në një moment kur në ekzekutiv është hapur një vend vakant...