Protesta për gjuhën shqipe, zbulohet arsyeja e arrestimit të tre studentëve në Shkup

Protesta për gjuhën shqipe, zbulohet arsyeja e arrestimit të tre studentëve në Shkup

Gjatë protestës së sotme studentore në Shkup është regjistruar një incident që ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tre personave. Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë protestës janë ndaluar tre shtetas të vendit, pa dhënë detaje mbi identitetin apo përkatësinë e tyre etnike. Megjithatë, mësohet nga burime jozyrtare se të arrestuarit janë dy studentë shqiptarë dhe një student maqedonas. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat si dhe nga vëzhgimet në terren gjatë zhvillimit të ngjarjes, incidenti dyshohet të ketë nisur pas një komunikimi verbal mes një të riu maqedonas dhe disa studentëve shqiptarë, që më pas ka eskaluar në përleshje fizike. Nuk dihen me saktësi fjalët që kanë shkaktuar përshkallëzimin e situatës, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për...