Përplasje në LDK, denoncohen presione ndaj delegatëve para votimit për shkarkimin e Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si presion ndaj delegatëve për mënyrën e votimit, një ditë para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. LDK ka akuzuar zyrtarë të Komunës së Prishtinës, e drejtuar nga Përparim Rama, për ushtrim presioni ndaj delegatëve. Rama ka fituar dy herë drejtimin e kryeqytetit të Kosovës si kandidat i LDK-së. Përmes një deklarate, partia i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për të zbardhur pretendimet. “Ftojmë organet e drejtësisë, në veçanti Prokurorinë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e rastit dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore mbi elementet e veprave penale. LDK nuk...
Burimi:
sot.com.al