Përplasje në Bosnje lidhur me zyrën ndërkombëtare që mbikëqyr zbatimin e paqes

Përplasje në Bosnje lidhur me zyrën ndërkombëtare që mbikëqyr zbatimin e paqes

Disa miratojnë deklarata, të tjerë do ta zhvendosnin në Bruksel, ndërsa të tjerët e mbështesin. Kështu partitë politike në Bosnje dhe Hercegovinë e shohin të ardhmen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në prag të mbledhjes së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), e cila pritet të mbahet në fillim të qershorit dhe në të cilën, siç paralajmërohet, duhet të zgjidhet përfaqësuesi i ri i lartë ndërkombëtar. Në entitetin e Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, kanë shkuar një hap më tej, teksa më 26 maj miratuan Deklaratën për mbylljen e OHR-it. Po atë ditë, nënkryetari i entitetit të Republikës Sërpska, Qamil Durakoviq, dërgoi në procedurë deklaratën e tij kundër mbylljes pa kushte të OHR-it, duke theksuar se për këtë mund të flitet vetëm kur...