Aktivisti Edison Lika nga protesta: Rama është i frikësuar, ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë

Aktivisti Edison Lika nga protesta: Rama është i frikësuar, ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë

Nga protesta e 61-të para Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika deklaroi se lëvizja qytetare ka hyrë në muajin e tretë të saj, duke theksuar se qëllimi mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë. Sipas Likës, deklaratat e përsëritura të Ramës se nuk do të japë dorëheqjen tregojnë se kreu i qeverisë ndodhet nën presion. Ai pretendoi se kryeministri është i shqetësuar për situatën brenda Partisë Socialiste. “Sa më shpesh thotë se nuk do të japë dorëheqjen, aq më shumë tregon se i ka hyrë frika. Sot është detyruar të mbledhë partinë e tij, e cila po shpërbëhet”, u shpreh aktivisti. Lika shtoi se, sipas tij, Partia Socialiste është kthyer në një strukturë që nuk mund të menaxhohet më dhe se ka nisur “numërimi mbrapsht”...