Pankartat pikante të protestës në ditën e 61-të: Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!

Pankartat pikante të protestës në ditën e 61-të: Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!

Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar edhe në ditën e 61-të, me qindra pjesëmarrës që kanë dalë sërish në bulevard duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit marshuan drejt bulevardit me pankarta dhe banderola ku shprehnin pakënaqësitë ndaj qeverisë. Thirrja kryesore e protestës ishte “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan edhe slogane të tjera politike. Mesazhet në pankarta dhe parulla përcollën akuza ndaj qeverisë dhe kërkesa për ndryshim. Ndër to u panë mbishkrime si: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria nuk shitet”, “Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”, si dhe “Polici, këtu na ke”. Në protestë u shfaqën edhe mesazhe ironizuese ndaj figurave të...