Pesëmbëdhjetë elefantë ngordhin në Kenia, dyshohet se janë helmuar
Pesëmbëdhjetë elefantë kanë ngordhur në Kenian jugore, jashtë Parkut Kombëtar Amboseli, dhe dyshohet se janë helmuar duke ngrënë domate të spërkatura me pesticide në fermat aty pranë. Shërbimi i Jetës së Egër të Kenias njoftoi se testet paraprake laboratorike kishin gjetur cianur në mostrat e marra nga kufomat e kafshëve, raporton BBC. Dhjetë elefantë u gjetën me shenja paralize dhe ngordhën pas dy ditësh, ndërsa pesë të tjerët ishin tashmë të ngordhur kur u zbuluan. Shërbimi i Jetës së Egër i tha medias lokale se substancat toksike të ngrëna nga elefantët nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm për njerëzit. Zyrtarët thonë se kjo është hera e parë në dekada që janë raportuar vdekje masive të elefantëve në një rajon ku gjuetia e paligjshme është frenuar me...
Burimi:
syri.net