Përfundon edhe numërimi i votës së diasporës në Kosovë, KQZ: Do të verifikojmë rezultatin në 185 kuti të përfunduara

Përfundon edhe numërimi i votës së diasporës në Kosovë, KQZ: Do të verifikojmë rezultatin në 185 kuti të përfunduara

Numërimi i votave në Kosovë përfundoi dhe rezultati tashmë është i qartë. Me përfundimin e numërimit të fletëve të votimit që kishin shkuar në Kosovë me postë nga diaspora, KQZ do të nisë një proces përfundimtar përpara se të certifikojë rezultatin. Zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi, njoftoi se në 48 orët e ardhshme, KQZ do të bëjë një rinumërim të 185 kutive në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, që i shërben për të evidentuar nëse ka ndryshime në rezultat dhe manipulime të ndryshme. Mbyllja e numërimit të votës së diasporës konfiguroi edhe rezultatin përfundimtar që duhet ende të certifikohet nga KQZ, pas ankesave të mundshme. LVV u votëbesua me 53 deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, 4 më pak se në zgjedhjet e mëparshme....