Pastrimi i parave, Komisioni Europian i tërheq vëmendjen Greqisë: Nuk po zbaton plotësisht rregullat e BE-së

Pastrimi i parave, Komisioni Europian i tërheq vëmendjen Greqisë: Nuk po zbaton plotësisht rregullat e BE-së

Komisioni Europian i ka dërguar një njoftim zyrtar Greqisë, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si vendi ka zbatuar rregullat e Bashkimit Europian kundër pastrimit të parave. Sipas Brukselit, Greqia nuk ka përfshirë siç duhet në legjislacionin e saj kombëtar disa pjesë të direktivës europiane që lidhen me luftën kundër pastrimit të parave, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me veprat penale dhe dënimet përkatëse. Për të njëjtën çështje, Komisioni Europian ka njoftuar edhe Luksemburgun dhe Suedinë. Direktiva në fjalë synon të vendosë rregulla të përbashkëta në të gjithë Bashkimin Europian për trajtimin e rasteve të pastrimit të parave. Sipas Komisionit, qëllimi është të parandalohet shfrytëzimi i dallimeve mes sistemeve ligjore të vendeve anëtare nga grupet kriminale dhe të forcohet bashkëpunimi mes autoriteteve të zbatimit...