Pas skadimit të afatit kushtetues, Kuvendi i Kosovës rikthehet në seancë konstituive
Pas përfundimit të afatit të caktuar kushtetues, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer këtë të shtunë në sallën e seancave për të vazhduar seancën konstituive. Sipas raportimeve të medieve lokale, në rendin e ditës është pika kryesore që mban të bllokuar procesin, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij. Ndërkohë, partitë opozitare kanë qëndruar mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në orën 00:00, afat ky që ishte paraparë sipas Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Burimi:
sot.com.al