Panik në aeroport, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente

Panik në aeroport, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Bëhet fjalë për fluturimin LH1753 me destinacion Mynihun dhe pilotët e avionit që ishte ngritur nga Athina në orën 18:19, vetëm pak minuta më vonë informuan pasagjerët se avioni duhej të kthehej menjëherë në aeroport për arsye sigurie. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u...