Numërohen 100% të kutive në Kosovë/ LVV fuqi e parë me 48 mandate, 24 për PDK, LDK siguron 20 ulëse
Janë procesuar 100% e vendvotimeve në sistemin e rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje merr 42.91% të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.12%, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,58% të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7,16%. Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbes si fuqia e parë në parlament, pasi që me këtë rezultat paraprak merr 48 mandate, PDK merr 24, LDK siguron 20 dhe Aleanca merr 8 ulëse. 20 vende në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuar për pakicat. Lista Serbe ka marr 6,18% të votave e siguron 9 nga 10 mandatet për komunitetin serb. Një ulëse merr partia e Nenad Rashiqit, ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim. 10 ulëset tjera do të ndahen mes komuniteteve...
Burimi:
sot.com.al