Numërimi i votave në Kosovë/ Sytë nga diaspora për qeverinë, emigrantët mund të përcaktojnë fatet e kabinetit të ri

Numërimi i votave në Kosovë/ Sytë nga diaspora për qeverinë, emigrantët mund të përcaktojnë fatet e kabinetit të ri

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas planit operativ synon të shpallë rezultatin përfundimtar më 26 qershor e të certifikojë atë më 6 korrik. Për të arritur këto objektiva, të hënën në mëngjes nisi procesi i numërimit në 15 komuna dhe pasdite në 23 të tjera e nuk pritet të marrë shumë kohë. “Disa prej tyre që kanë numër më të vogël të vendvotimeve brenda 3 – 4 ditësh mund të arrijnë të përmbyllin këtë proces. Ndërkaq të tjerat duhet kohë më e madhe”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ. Sa i përket votës së diasporës e cila...