“Nuk na duhen zgjedhje”/ Haxhiu: Kush mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi para vazhdimit të seancës konstituive se nuk pajtohet me interpretimet se ka përfunduar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Ajo tha se edhe vitin e kaluar Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda 30 ditëve dhe se deputetëve duhet t’u jepet mundësia të bëjnë përpjekje maksimale për ta konstituuar atë. Haxhiu hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke thënë se qytetarët nuk kanë votuar për një proces të tillë. “Në rrethanat aktuale, ju e dini që në momentin që të konstituohet Kuvendi, vlen afati pastaj për zgjedhjen e presidentit prej 60 ditëve. Duket që ka një përpjekje, që unë s’po e kuptoj, që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme,...
Burimi:
sot.com.al