Nis protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe, një pjesë e të rinjve ndalohen në kufi
Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të protestës së organizuar për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Tubimit i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, edhe pse një pjesë e tyre, janë bllokuar në kufi nga pala maqedonase. Sipas informacioneve paraprake, studentët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga organizatat studentore shqiptare, por nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin. Ndërkohë, protesta në Shkup po vijon me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv