Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje koalicioni. Partia fituese, Vetëvendosje insiston se qëllimi i saj është arritja e një marrëveshje të gjerë bashkëqeverisjeje me partinë e tretë, LDK. Por, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci thotë për Euronews Albania se faktorë brenda LDK-së po punojnë që ta pengojnë këtë marrëveshje. “E keni parë takimin e parë me LDK-në, por fatkeqësisht në LDK në momentin kur filluan hapat e parë për t’u bërë një marrëveshje politike, ka problem brenda këtij subjekti politik, e që është pjesa me PDK-në, e ish-ministrave me PDK-në që kanë qenë në koalicion. Ata janë kundër dhe si duket do të ketë...