Natë dramatike në Oreokastro të Selanikut, zjarri përpin fabrika dhe kërcënon zonat e banuara
Një natë dramatike në luftë me flakët po kalojnë banorët e një zone të gjerë në lagjen periferike Oreokastro të Selanikut, ku janë evakuuar dhjetëra banesa. Zjarri shpërtheu rreth orës 20:30 të mbrëmjes së së shtunës në një zonë agro-pyjore në Oreokastro, duke krijuar një situatë jashtëzakonisht kritike. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe gjatë gjithë natës forca të shumta zjarrfikëse po luftojnë për të penguar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara. Sipas autoriteteve, zjarri po zhvillohet në dy fronte kryesore, si edhe në disa vatra të shpërndara, duke kërcënuar banesa, biznese dhe objekte industriale. Në rajon ndodhen magazina, punishte dhe fabrika, disa prej të cilave ruajnë materiale që marrin flakë shumë shpejt. Gjatë natës janë dëgjuar edhe...
Burimi:
sot.com.al