Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë

Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, deklaroi në samitin e NATO-s në Ankara se Serbia ka forcuar intensivisht armatimet e saj në vitet e fundit dhe se Aleanca duhet t’i kushtojë vëmendje këtij procesi. Ai tha, me një dozë ironie, se shpresonte që Serbia “nuk do të merrte një aeroplanmbajtëse me rrota, sepse nuk ka det”, por paralajmëroi se Kroacia do të duhej të merrte pajisje shtesë ushtarake për shkak të kësaj, raportoi “N1 Croatia”. Millanoviq u tha gazetarëve në ditën e dytë të samitit të NATO-s se kishte përmendur edhe çështjen e armatosjes së Serbisë gjatë takimeve me udhëheqësit e Aleancës. “Përmenda atë që Serbia ka bërë kohët e fundit kur bëhet fjalë për armatimet. Shpresoj që ata nuk do të marrin një aeroplanmbajtëse me...