Merz: Mali i Zi praktikisht gati për t’u anëtarësuar në BE

Merz: Mali i Zi praktikisht gati për t’u anëtarësuar në BE

Kancelari gjerman Friedrich Merz pas samitit dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel ka deklaruar se Mali i Zi është praktikisht gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Sipas tij, situata në Ballkanin Perëndimor ndryshon nga ajo e Ukrainës. “Ne kemi negociuar anëtarësimin në BE me këto vende për gati 20 vjet dhe të paktën njëra prej tyre, Mali i Zi, është praktikisht gati për anëtarësim”, tha kancelari gjerman. Ai shtoi se shumica e kapitujve negociues tashmë janë përfunduar dhe se Mali i Zi mund të hyjë tashmë në fazën përfundimtare të procesit të pranimit. Sipas tij pyetja kryesore është nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së të gjitha menjëherë apo një nga një. “Ka arsye të mira për të argumentuar se ato...