Marta Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha dje se siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra praktike për ta afruar rajonin, më shpejt me strukturat evropiane. Ajo bëri këtë koment pas takimit të parë ministror të ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë “Siguria e Evropës është shumë e lidhur me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet të gjejmë mënyra praktike për ta afruar rajonin me Bashkimin Evropian. Nga e kaluara e dimë se vetëm dy vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të BE-së: Kroacia dhe Sllovenia. Prandaj duhet të bëjmë më shumë dhe kjo ishte në qendër të diskutimit tonë sot,...
Burimi:
sot.com.al