Lumenj fondesh nga Europa për Malin e Zi/ BE miraton 3.2 miliardë euro

Lumenj fondesh nga Europa për Malin e Zi/ BE miraton 3.2 miliardë euro

Avancimi i shpejtë i Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ka filluar të sjellë përfitimet e para financiare për fqinjin verior të Shqipërisë. Komisioni Europian tha të martën se miratoi një paketë financiare prej 3.2 miliardë eurosh që përcakton rregullimet buxhetore që do të zbatohen për Malin e Zi pas pranimit të tij në Bashkimin Evropian, të cilin vendi përpiqet ta arrijë deri në fillim të vitit 2028. "Paketa që miratuam sot është përmbushja e anës së marrëveshjes nga BE-ja, ndërsa Mali i Zi po bën punë të rëndësishme në rrugën e tij drejt anëtarësimit. Do ta bëjë tranzicionin e Malit të Zi nga vend kandidat në shtet anëtar sa më të lehtë të jetë e mundur. Do të sigurojë vazhdimësi që nga...