Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet në Kosovë, do t’i duhet koalicion për qeverinë, priten votat…
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shpalli ditën e djeshme fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës, duke fituar me diferencë të thellë ndaj partive kundërshtare. Vlen të theksohet se pjesëmarrja ishte e ulët, vetëm 32% e votuesve. Në numërimin e 96.8% të votave, Lëvizja Vetëvendosje mori 43.5 %. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 143,674 vota, ose 21.24%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 119,691 vota, ose 17.70%. Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 47,817 vota, ndërsa Lista Serbe e pakicës serbe ka marrë 39,678 vota. Pas këtij rezultati, LVV ka shpallur zyrtarisht fitoren, por për formimin e qeverisë së re duhet të bëjë koalicion me një nga partitë e tjera, pasi nuk e...
Burimi:
sot.com.al