“Kurti dhe Haxhiu ia dogjën Kosovës afatin kushtetues”, Haradinaj: Vendi ka hyrë në një situatë të rrezikshme!

“Kurti dhe Haxhiu ia dogjën Kosovës afatin kushtetues”, Haradinaj: Vendi ka hyrë në një situatë të rrezikshme!

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova ka hyrë në një situatë të re kushtetuese, pasi sipas tij ka kaluar afati për konstituimin e institucioneve. Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se e shtynë qëllimisht seancën deri në ditën e fundit. “Tash, ndoshta ky debat ka vlejtur dje, hyrja në seancë, mirëpo meqë sot afati kushtetues ka kaluar, më nuk ka rëndësi ose nuk ka efekt. Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerë, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën… Të gjitha të tjerat janë interpretime rrethanore”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se situata nuk është më...