Kriza në LDK ndez debatet politike në Kosovë, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut dhe përplasjet e brendshme…
Ngërçi politik po thellohet, Kosova ende pa institucione të reja, plas lufta e brendshme në LDK, kërkohet dorëheqja e Abdixhikut. shtohen pikëpyetjet për negociatat që do të vendosin fatin e qeverisë dhe presidentit. Teksa Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po e ndërlikojnë edhe më tej skenën politike. Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe debatet mes figurave drejtuese të partisë kanë nxjerrë në pah ndasitë e brendshme pas rezultatit zgjedhor. Çfarë ndodhi në LDK? LDK u rendit e treta në zgjedhjet e 7 qershorit, pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke mos arritur të ndryshojë pozicionin që ka mbajtur edhe në zgjedhjet e mëparshme. Ky...
Burimi:
sot.com.al