Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër. Sipas tij, Gjini do ta përfaqësonte denjësisht vendin dhe do ta bënte krenar Kosovën dhe kombin. Haradinaj tha se vendi nuk është në gjendje të mirë dhe se duhet angazhim i secilit për ta përmirësuar situatën. “Kosova nuk është mirë, secili prej nesh duhet të bëjë më të mirën për ta nxjerrë nga kjo gjendje. Unë besoj se e kam bërë më të mirën, sepse me zemër, me bindje dhe me shpirt ia kam besuar njërit prej njerëzve më të zotë që njoh për kandidat për kryeministër, Ardian Gjinin”, u shpreh Haradinaj. Haradinaj tha se tashmë që jemi të lirë...