Kosovë/ Varrezë masive në Zubin Potok, konfirmohen mbetje njerëzore! Dyshime se i përkasin intelektualëve të zhdukur…
Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, të zbuluar të martën. Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it, të cilët po ofrojnë mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve. Nën masa të rrepta sigurie, ekipi i antropologëve ka hyrë në lokacionin ku po kryhen gërmimet dhe ekzaminimet forenzike. Në vendin e dyshuar janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje. Ekzistojnë dyshime se këto mbetje mund t’u përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës, të zhdukur më 19 prill 1999. Bëhet fjalë për atë që njihet si grupi i...
Burimi:
sot.com.al