Kosovë/ Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë, policia në vendngjarje

Kosovë/ Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë, policia në vendngjarje

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 16:30, kur policia ka pranuar informacion për një mjet të dyshuar në këtë lokacion. Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin e zonës dhe duke nisur kontrollet. “Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore, të cilat po trajtojnë informatën dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme”, ka bërë të ditur Pllana. Gjini: Aleanca nuk bashkëpunon me Kurtin, edhe nëse na ofron gjysmën e qeverisëDeri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e...